Policia e Kosovës: S’është e vërtetë që janë suspenduar 50 policë në veri

I plotësuar: Besim Hoti, zv.komandant i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, në një prononcim për lajmi.net, e ka demantuar lajmin se në këtë rajon janë suspenduar 50 pjesëtarë të policisë.

Lajme

10/03/2015 10:52

Hoti ka thënë se nuk e ka të qartë se nga ka dalë ky informacion, por e vërteta është se ai nuk qëndron.

“Në baza ditore apo edhe më afatgjata mund të ketë suspendime për çështje të caktuara, e më pas edhe heqje të masës së suspendimit apo edhe largim nga puna, varësisht nga rasti, por lajmi se 50 policë janë suspenduar, nuk është i vërtetë”, ka thënë Hoti për lajmi.net.

—————————————————————

“Vetëm me rezultate të vërteta, në luftimin e korrupsionit të lartë, dhe parandalimin e krizave aktuale të migrimit do të mundohem që vetë ti afrohem kësaj çështje dhe t’u ndihmojmë qytetarëve të Kosovës, që të udhwtojnw pa viza”.

Në stacionet policore në veri të Kosovës janë suspenduar 50 policë për shkak të refuzimit për “bashkëpunim të afërt” me organet e ndjekjes dhe me zyrtarët që merren me hetime për përzierjen e mundshme të serbëve në krimet e bëra në veri të Kosovës, është thënë në Policinë e Kosovës.

Arsye për këtë, është thënë, të jetë rrjedhja e informacionit për serbët e dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi në vitin 2011, raporton ‘Koha’.