Në Veri, përmes rrugëve tokësore
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë për lajmi.net se nuk ka pasur ndryshim në mënyrën e ndërrimit të turneve nëpër pikat doganore, pas incidentit të djeshëm i cili i mori jetën një doganieri të EULEX’it dhe plagosi dy të tjerë.

Lajme
Ndërrimi i turneve të doganierëve në pikat kufitare në veri të Kosovës në Bërnjak dhe Jarinje sot është kryer si zakonisht përmes rrugëve tokësore.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për lajmi.net se nuk ka pasur ndryshim në mënyrën e ndërrimit të turneve nëpër pikat doganore pas incidentit të djeshëm i cili i mori jetën një doganieri lituanez të EULEX’it dhe plagosi dy të tjerë.
Incidenti kishte ndodhur në afërsi të Zveçanit përderisa automjeti i tyre po shkonte në drejtim të pikës kufitare për ta bërë ndërrimin e zyrtarëve doganorë.
“Ndërrimi është bërë si zakonisht përmes rrugëve tokësore dhe nuk ka pasur ndonjë problem”.
“I përket policisë dhe KFOR’it të bëjnë vlerësimet e situatës së sigurisë dhe ne do të veprojmë në bazë vlerësimeve të tyre”.