Në Ulqin mbytet 27 vjeçari nga Vushtrria
Një i ri nga Kosova ka humbur jetën mbrëmë në detin e Ulqinit, në Plazhin e vogël të qytetit.

Lajme
Gëzim Emini (27) nga Vushtrria është zhdukur dje vonë në valët e Plazhit të vogël në Ulqin, përcjellë lajmi.net, raportimet e mediave malazeze.
Trupin e tij të pajetë e kanë gjetur sot në mëngjes në Kaceme shokët e tij të punës, me të cilët kishte shkuar në pushim, nga Kosova, ka njoftuar policia e Ulqinit.
Mjekët e Urgjencës së Ulqinit dhe pse kanë dalë në vendngjarje, kanë qenë në gjendje vetëm konstatojnë vdekjen e të riut. (lajmi.net)