Në Turqi është zbuluar një qytet 5 mijë vjet i vjetër

Në Turqi është zbuluar një qytet i vjetër rreth 5 mijë vjet. Qyteti i zbuluar është i mbushur me tunele, kisha dhe galeri.

Bota

30/12/2014 13:46

Një qytet i vogël nëntokësor, i vjetër rreth 5 mijë vjet, së fundi është zbuluar në provincën Nevsehir në regjionin Capadocia në Turqi.

Ky regjion, në Anatoli, është i njohur për hapësirat nëntokësore të cilat datojnë që nga koha e bronzit dhe që fshihet nën erupcionet vullkanike.

Qyteti i zbuluar mendohet të jetë të paktën 7 kilometra ( 3,5 milje) dhe i mbushur me tunele , kisha dhe galeri.

Zbulimi i këtij qyteti u bë kur Administrata e Zhvillimit të Strehimit në Turqi nisi të largonte 45 hektarë tokë për të ndërtuar një strehimore. Mendohet se qyteti ka pasazhe deri në shtatë kilometra.

Mehmet Turan nga kjo Administratë thotë se dyshohet edhe për qytete dhe hapësira të tjera nëntokësore në të cilat do të investohet shumë. 

(Rtk)