Në Tiranë së shpejti vendoset shtatorja e Zahir Pajazitit

Në Komunën e Tiranës ka kaluar edhe në lexim të dytë vendosja e shtatores së Heroit të Kombit Zahir Pajaziti në Tiranë.

Lajme

19/04/2019 21:34

Kjo shtatore pritet që të vendoset pranë stadiumit “Dinamo” e ku po ashtu pritet që edhe një rrugë ta marrë emrin e heroit.

Lajmin për “Zërin”, e ka konfirmuar Perlat G. i cili është asamblist në Komunën e Tiranës.

Tanimë çështja e vendosjes së shtatores dhe emërimit të rrugës me emrin e komandantit ka mbetur vetëm çështje procedurale.

Kontribut për këtë iniciativë ka dhënë edhe gjenerali Rrustem Mustafa “Remi”.