Në takim me Thaçin arrihet konsensusi, së shpejt seanca për ratifikimin e demarkacionit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka përfunduar takimin me liderët e partive politike. Ky takim është thirrur pas arritjes së aneks marrëveshjes me Malin e Zi lidhur me ratifikimin e demarkacionit.

Lajme

16/02/2018 14:39

Burime të lajmi.net brenda takimit kanë thënë se ka konsensus që sa më shpejt të thirret seanca e Kuvendit të Kosovës dhe të ratifikohet demarkacioni.

“Konsensusi ekziston,ratifikimi i marrëveshjes pritet të bëhet shumë shpejt në Kuvend, por jo sot”, kanë thënë këto burime. /Lajmi.net/