Ne studio te Top Channel profesori i thotë Mustafa Nanos “unë ty të vras”
Profesori Bujar Kapexhiu në studio të Top Channel i ka thënë Mustafa Nanos “unë ty të vras”.

Lajme
Deklarata e profesorit erdhi gjatë një debati të ashpër në studiu ku po diskutohet për zhvillimet e fundit në Francë, ku një person mbeti i vrarë në mënyrë makabre (me prerje koke) për shkak se u ligjëroi nxënësve lidhur me lirinë e shprehjes, e aty përmendi edhe karikaturat e “Charlie Helbo”.
“Unë nuk e kuptoj fyerjen e tyre sepse një gjë e tillë po ndodh prej shekujsh sa herë po flitet për profetët e tyre”, thotë në vazhdim Nano.
“Ka njerëz që fyhen, punë e madhe kjo”, shtoi ai.
“Dikush mund të fyhet sepse dëgjon ezanin pesë herë në ditë. Po le të fyhet. Ne respektojmë myslimanët sepse i kanë të drejtat tyre. Liria e shprehjes është e panegociueshme në demokraci”