Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Në Spitalin e Pejës katër pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë

9:36 | 17 Shtator 2020

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 20 pacientë me COVID-19, prej tyre katër janë në gjendje më të rëndë, e njëri është në respiratorë.

Siç njofton spitali në oksigjenoterapi janë 11 pacientë. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar katër pacientë me COVID-19 në këtë spital.

Raporti i plotë:

4 Pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 20 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 11 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 208 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

173 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,471 analiza.

10 Operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 142 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 90 Rëntgena, 37 EHO dhe 15 CT-ja. /Lajmi.net/