Në Spanjë shkon numri i vdekjeve në 4 mijë

13:41 | 26 Mars 2020

thumbs_b_c_a99968ebe2e5db2a0f7d76c7a6451460

Të dhënat e fundit nga Spanja tregojnë se numri i të vdekurve është rritur me 655 në 24 orët e fundit.

Këto të dhëna në lidhje me numrin e të vdekurve në Spanjë janë duke e çuar totalin në 4.089, pak më të ulët se rritja e së mërkurës me 738, raporton “BBC”, transmeton lajmi.net.

Rastet e konfirmuara u rritën në 56.198.

Madridi mbetet zona e prekur më keq, me gati një të tretën e rasteve. Por Katalonja gjithashtu ka parë një rritje të pjerrët, duke raportuar 11.592 infeksione të konfirmuara.

Mbrëmë Spanja zgjati gjendjen e saj të jashtëzakonshme kombëtare deri më 12 prill në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit. /Lajmi.net/