Në Spanjë duan ta klonojnë Leo Messin

Në Spanjë janë të çmendur pas Leo Messit.

Sport

20/03/2019 10:24

Spanja po tenton të bëjë një çmenduri në lidhje me Leo Messit, ajo që do të ishte për tu shokuar.

Në shtetin spanjoll janë duke pyetur se nëse argjentinasi mund të klonohet.

Specialisti i gjenetikës dhe përgjegjës i Arkivit Evropian të Gjenetikës, Arcadi Navarro ka thënë në Cadena Ser se është e mundur.

“Po, Messi mund të klonohet me teknikat aktuale. Do të ishte e mundur të krijohet një qenie njerëzore e ngjashme me Messi-n, një lloj binjaku. Si të kishin lindur njëkohësisht, por njëri nga të dy ka mbetur i ngrirë për 20-30 vite”, ka thënë ai për mediumin spanjoll, përcjell lajmi.net.

Ky “Messi i ri” do të mund të trashëgonte talentin gjenetik të sulmuesi blaugrana.

“Ky person mund të ketë të njëjtin potencial si Messi, cilësitë e tija dhe përbërësit gjenetik, edhe pse duhet thënë se Messi është Messi jo vetëm përbërësit gjenetik, por edhe për eksperiencat e jetës, edukimin që ka marrë dhe faktorët e jashtëm që kanë ndikuar te formimi i tij,”, ka shtuar Navarro. /Lajmi.net/