Në Shqipëri opozita sot proteston, Basha ka një apel për policinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë një apel policisë shqiptare për protestën e sotme të opozitës.

Lajme

05/03/2019 08:38

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje policisë që të mos zbatojë urdhrat për lëshimin e gazit lotsjellës ndaj protestuesve.

Unë i bëj thirrje çdo efektivi të policisë së shtetit, të mos zbatojnë urdhra të paligjshëm, të cilat çojnë në një përdorim disporporcional të dhunës siç është përdorimi i gazit lotsjellës në protestën e fundit. As gazi lotsjellës, as tinzaritë dhe as truket e Edi Ramës dhe lejtnantit të tij nuk do t’i pengojnë qytetarët për të dalë në protestë, sepse ka ardhur ora e zgjidhjes. Veprime të tilla vetëm sa e shtojnë zemëratën e njerëzve.  Gazi nuk është zgjidhje, është një stimul shumë i fortë për ta çuar betejën deri në fund”, tha Basha për Ora News.