Në shenjë respekti për Vokrrin, Afërdita dhe Diellza shtyejnë “Minimaratonën”

Nesër ishte planifikuar të mbahej "Minimaratona 5 km"

ShowBiz

09/06/2018 22:57

Kjo minimaratonë mbahet çdo vit, ndërsa organizatore janë Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci, shkruan lajmi.net.

Për shkak të ndarjes nga jeta të kreut e FFK-së, Fadil Vokrri, organizatoret kanë shtyer “Minimaratonën”.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku njoftojnë se do të mbahet më 17 qershor.

“Njoftojme te gjithe pjesemarresit e “Minimarathona5km” qe neser me daten 10 Qershor nuk do te mbahet aktiviteti sportiv ne shenje respekti per legjenden e sportit kosovar Fadil Vokrri. “Minimarathona5km” do te mbahet me 17 Qershor ne ora 12:00h. Ju faleminderit per mirekuptim dhe perkrahje” thuhet në njoftimin e Afërditës dhe Diellzës. /Lajmi.net/