Në Serbi vazhdon ekzaltimi pas fitores së Trumpit, keqpërdoret intervista ku ai flet për Kosovën (Foto)

Intervista e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump për Larry King, në vitin 1999, ku ai thotë se intervenimi i NATO-s në Kosovë do të duhej të bëhej me trupa tokësore dhe jo nga ajri, ka filluar të keqpërdoret nga mediat në Serbi.

Lajme

10/11/2016 15:59

Duke e parë të “afërt” Trumpin me Serbinë, mediat beogradase kanë filluar t’i nxjerrin nga kontesti fjalët e tij.

E përditshmja më e madhe në Serbi “Blic” në gjërat qe e lidhin Trumpin me Serbinë e ka futur edhe këtë intervistë, shkruan lajmi.net.

“Intervista e Trumpit për Larry Kingun, në të cilën flet për intervenimin amerikan në Kosovë, ka qenë disa herë e keqpërdorur, e plotësuar me informacione të pasakta dhe deklarata populiste me të cilat është shërbyer opinioni ynë publik. Është e vërtetë që Trump ka thënë se politika e Administratës së Clintonit (Bill) ka qenë e gabuar dhe se bombardimi i ish Jugosllavisë ka qenë hap i gabuar, por nuk e ka mohuar se ndarja e Kosovës ka qenë e gabuar”, shkruan “Blic”.

“Megjithatë, krahasuar me çiftin Clinton, gjithsesi se Trumpi në sytë e serbëve është si dhuratë që bie nga qielli”, shkruan në fund “Blic”. /Lajmi.net/

YouTube player