Në Serbi shënohet viktima e parë nga virusi i Nilit

Virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktoj sëmundje fatale neurologjike te njerëzit

Lajme

20/08/2019 14:35

Një grua 84 vjeçare nga Beogradi, e cila ishte e sëmurë kronike pas prekjes nga virusi i Nilit ka vdekur në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.

Ajo është viktima e parë që lidhet me ethet e Nilit Perëndimor, një sëmundje virale kjo e transmetuar nga mushkonjat e infektuara.

nfeksioni tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara.

Mushkonjat infektohen pasi ushqehen me gjakun e zogjve të infektuar, të cilat qarkullojnë virusin në gjakun e tyre për disa ditë.

Virusi përfundimisht futet në gjëndrat pështymore të mushkonjave. Gjatë konsumimit të mëvonshëm të gjakut (kur mushkonjat thumbojnë), virusi mund të injektohet në njerëz dhe kafshë, prej ku shumëzohet dhe mund të shkaktoj sëmundje.

Virusi mund të bartet gjithashtu edhe nëpërmjet kontaktit me kafshët tjera të infektuara, nga gjaku apo indet tjera.