Në San Francisko, më shumë njerëz vdiqën nga përdorimi i drogës sesa nga COVID-19

Mediat e huaja shkruajnë se në San Francisko të SHBA-ve shumë njerëz vdisnin në rrugë, duke jetuar në apartamente të vetmuar apo në vende të tjera publike.

Bota

06/05/2021 14:18

Shumë vdekje në San Francisko kanë ardhur si pasojë e mbidozës së drogave që janë rritur në të gjithë SHBA-në gjatë pandemisë së koronavirusit.

Mirëpo, në San Francisko, shifrat e vdekjeve për shkak të përdorimit të drogave “u rritën në qiell”, duke marrë 713 jetë vitin e kaluar, më shumë se dyfishi i 257 personave atje që vdiqën nga virusi në vitin 2020.

Një studiues zbuloi se San Francisco – ku mbidozat janë më shumë se trefishuar që nga viti 2017 – ka më shumë mbidozë për frymë sesa çdo qytet i madh në Uest Coast.

Vdekjet nga droga në San Francisco, rreth dy në ditë, vlerësohet se rrjedhin nga një kaplim i dëshpërimit.

Fentanili, shumë më i fuqishëm se heroina, ka gjetur vend në mesin e mijëra banorëve të pastrehë të qytetit, të cilët kanë vdekur nga mbidozimet në një numër të madh.

Për zyrtarët në San Francisko, që janë krenuar me trajtimin e urgjencave shëndetësore, nga H.I.V. katër dekada më parë tek Covid-19 sot, epidemia e vdekjeve nga mbidozimi ka qenë njëkohësisht përulëse dhe alarmante.