Në ‘Real Madrid TV’ fëmija i shokon madrilianët me komentin për Messin (VIDEO)

Emisioni ’90 minuti’ në televizionin e Real Madridit, i është kushtuar tërësisht Cristiano Ronaldos.

Sport

25/11/2016 21:14

Mysafirë në këtë emision kanë qenë të ftuar disa fëmijë, të cilët jepnin mendimet për Cristiano Ronaldon.

“Është bishë, është më i mirë në botë”, janë komentet e bëra më së shumti nga fëmijët, përcjell lajmi.net.

Por krejt në fund, madrilianët mund të mos jenë ndjerë mirë kur njëri nga këta fëmijë, përmend Lionel Messin.

Derisa njëri nga fëmijët po lavdëronte Ronaldon, duke thënë se është më i miri në botë, ai tjetri i ulur afër tij, reagon shpejtë duke thënë: Po në botë, por më i miri në univers është Messi”.

Kliko KËTU për ta parë këtë moment.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.