Në rast që vendosin ta blejnë në verë, Traore do nënshkruajë për pesë vite te Barcelona

Sulmuesi Adama Traore që është huazim te Barcelona nga Wolves deri në verë, do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare në rast që blaugranasit aktivizojnë klauzolën e blerjes.

Sport

08/02/2022 16:04

Spanjolli është huazim për gjashtë muaj me opsion blerje, derisa në debutim ishte i mrekullueshëm ndaj Atletico Madridit, ku edhe dhuroi një asistim, transmeton lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se në rast që Barcelona vendos ta blejë lojtarin, atëherë do Traore do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

“Adama Traore do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare nëse e blejnë në këtë verë. Ëndrra e lojtarit është të qëndrojë në Spanjë më shumë se gjashtë muaj, por gjithçka varet nga paraqitjet”, theksoi ai.

Ndërkohë, Traore cilësohet si titullar në formacionin e Xavit, sidomos pasi Ousmane Dembele nuk do rinovojë kontratën dhe tekniku spanjoll është duke ndërtuar skuadrën për të ardhmen./Lajmi.net/