Në rast që United nuk do e transferonte, Guardiola nuk beson se CR7 do kalonte te City

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur sërish lidhur për sulmuesin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.

Sport

29/08/2021 23:51

Portugezi kaloi te Man United, ku nënshkroi kontratë dyvjeçare, por deri vonë ishte pranë kalimit te Man City, transmeton lajmi.net.

I pyetur se a ka mundur City ta transferonte Ronaldon, nëse United nuk do kishte nënshkruar me të, tekniku spanjoll tha se nuk mendon qe ishte e mundur.

“Mmm, nuk mendoj ashtu”, u përgjigj ai.

Ndërkohë, City kishte arritur marrëveshje personale me CR7 dhe ishte gati të ofronte 30 milionë euro, por që fillimisht duhej të shiste Raheem Sterling, lojtar të cilin nuk e kërkonte asnjë skuadër./Lajmi.net/