Në Rahovec aksion për dhurim të gjakut me moton “Për Elvisin”

Për nder të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, 14 qershor, Iniciativa Qytetare Pozitive e Rahovecit organizon ceremoninë kryesore të dhurimit të gjakut, në kujtim të humanistit Elvis Pista, i cili u vra një vit më parë.

Lajme

14/06/2015 11:45

Aksioni i dhurimit të gjakut po mbahet në ambientet e Hotel Park Plaza, kurse Iniciativa Qytetare Pozitive i fton të gjithë qytetarët që janë në gjendje të dhurojnë gjak që sa më masovikisht t’i përgjigjen kësaj iniciative, transmeton Rahoveci24.

Organizimi mbahet deri në ora 18:00 dhe korrespondon edhe me ditën e çlirimit të Rahovecit.

Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut është ditë që u kushtohet dhuruesve të gjakut për hir të sakrificës që ata bëjnë si dhe rritjes së ndërgjegjes për të pasur sa më tepër dhurues vullnetarë të gjakut.

Rahoveci dhuron gjak