Në QKUK hapet për herë të parë shërbimi i Toksikologjisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se për herë të parë është hapur shërbimi i Toksikologjisë. Sipas njoftimit të tij, analizat do të realizohen me saktësi dhe shpejtësi të lartë, shkruan lajmi.net. “Ky shërbim i avancuar mundëson analiza të sakta në rastet e helmimeve, përqendrimin e barnave në gjak, dhe identifikimin e drogave dhe…

Lajme

06/02/2025 16:05

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se për herë të parë është hapur shërbimi i Toksikologjisë.

Sipas njoftimit të tij, analizat do të realizohen me saktësi dhe shpejtësi të lartë, shkruan lajmi.net.

“Ky shërbim i avancuar mundëson analiza të sakta në rastet e helmimeve, përqendrimin e barnave në gjak, dhe identifikimin e drogave dhe substancave të tjera të rrezikshme, përmes testeve të specializuara. Kjo zbatohet për herë të parë në shëndetësinë tonë dhe garanton trajtim të nivelit ndërkombëtar në rastet e helmimeve”, ka shkruar Vitia. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: