Në QKMF-në e Prizrenit, stafi mjekësor rri ulur e nuk ndihmon pacientin
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren një person është përplasur me stafin mjekësor.
Lajme
Një person nga Prizreni, ka incizuar çdo gjë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet, ku stafi mjekësor i kësaj qendre ishin të ulur dhe sipas tij, nuk i kishin ofruar ndihmë një të afërmi të tij, shkruan lajmi.net.
Siç shihet në video, njëri prej mjekëve apo infermierëve që ishte në sportel tenton t’ia ndalë telefonin kur e kupton se ai po incizon.
Personi që e ka bërë të incizim dëgjohet duke thënë se “këqyre çka bëjnë, rrinë aty e nuk ia matin tensionit njeriut”, shkruan lajmi.net.
Përderisa njëri prej stafit mjekësor dëgjohet duke i thënë se “ia kemi dhënë udhëzimin për në spital”.
E madje në këtë video shihet se personeli mjekësor nuk e mbajnë maskën ashtu siç duhet dhe në momentin që e kuptojnë se janë duke u incizuar nga ky person, njëri prej tyre e mbulon gojën dhe hundën me maskë, ashtu edhe siç është në mënyrën e drejtë e të duhur.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme. /Lajmi.net/