Në Prizren gjendet një person i vdekur

Në rrugën “Zanat” të Prizrenit është gjetur një person pa shenja jete.

Lajme

01/04/2020 10:14

Policia njofton se personi i pa jetë është gjetur dje rreth orës 10:00.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës. /Lajmi.net/