Në Prizren festohet dështimi i puçit në Turqi (Video)

Dështimi i puçit të mbrëmshme që kishte për qëllim rrëzimin e Erdoganit ka gëzuar edhe qytetarët e Kosovës. Festën për dëshmimin e puçit janë duke e vazhduar edhe sot qytetarët e Prizrenit.

Lajme

16/07/2016 22:50

Atje tashme sheshi i këtij qyteti është mbushur me njerëz që po mbajnë në duar flamuj të Turqisë.

Gazeta Express ka siguruar video ku shihet se festa që është duke mbretëruar atje.

Kujtojmë që Rexhep Erdogan ka vizituar qytetin e Prizrenit dhe ka shumë mbështetës aty.

Festa të tilla për dështimin e grusht shtetit përveç në Turqi, ka pasur edhe nga qytetarët shqiptarë të Maqedonisë.

http://www.dailymotion.com/video/x4kiolv_prizreni-feston-deshtimin-e-pucit_news