Në pritje të lajmeve për Eriksenin, shikojeni çfarë është duke ndodhur në tribunat e stadiumit

Tifozët anembanë botës janë duke u lutur për shëndetin e mesfushorit danez, Christian Eriksen.

Sport

12/06/2021 20:03

Tifozët në stadiumin e Copenhagen janë në pritje të lajmit nga UEFA në lidhje me ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës në Euro 2020.

Ballafaqimi është pezulluar pas kollapsimit të mesfushorit danez, Christian Eriksen në minutat e fundit të pjesës së parë, transmeton lajmi.net.

Eriksen raportohet se është në gjendje stabile duke u trajtuar nga stafi mjekësor në një spital.

Kurse, tifozët në tribunat e stadiumit kanë filluar të brohorasin emrin e tij.
Tifozët e Finlandës janë duke brohoritur: Christian, kurse ata danezë përgjigjen me Eriksen. /Lajmi.net/