Në Prishtinë themelohet NISMA e Rinisë për Kosovën

NISMA e Rinisë për Kosovën është zyrtarizuar edhe në kryeqytetin e Kosovës.

Lajme

26/05/2014 23:05

Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, para të rinjve të Prishtinës tha se e drejta për të qenë i lirë nuk mjafton, por Krasniqi i ka porositur të rinjtë që ata me energjitë e tyre dhe me punën e ndershme të fitojnë çdo të drejtë që i takojnë një të riu në një shtet demokratik.

Vizioni i NISMËS për Kosovën, Krasniqi tha se është për një shtet të drejtësisë sociale, të zhvilluar ekonomikisht dhe të integruar në BE.

Ndërsa, Kryetari i NISMA e Rinisë për Kosovën, Kreshnik Cukaj, tha se vullneti i të rinjve të vendit është drejtuar pikërisht kah vizioni i NISMËS për Kosovën, që po kontribuon për ta ndryshuar këtë vend mbi bazën e parimeve demokratike.

Në këtë takim u bë edhe prezantimi i të gjithë koordinatorëve të NISMA e Rinisë për Kosovën, nga të gjitha Këshillat e lagjeve të qytetit të Prishtinës.