Në Preshevë, polici serb rreh brutalisht shqiptarin që dyshohet për vjedhje (Video)

​Polici e qëllon me kokë në ballë dhe i kërkon t’i hapë sytë. Ky është fillimi i maltretimit, që i bën polici një të riu, në një qendër ndalimi në Preshevë.

Lajme

01/02/2016 15:27

Pasi djaloshi merr disa shqelma këmbëve, ai dëgjohet duke iu përgjëruar policit.

“Kështu merren me hajnat policët serb” është titulli i videos, që është plasuar në LiveLeak, duke lënë të kuptohet, se i riu dyshohet për vjedhje.

Nuk dihet identiteti i tij, por në bazë të komenteve, kuptohet se i riu është shqiptar.

“Qëllojini shqiptarët hajna, e meritojnë këtë” është një koment.

 “I arrestuari është një shitës droge, e jo hajn” është një koment tjetër, që është lënë për këtë video.