Në prag të ndeshjes me Danimarkën, Kosova mëson një lajm të madh nga Gjermania

E gjithë Kosova është në euforinë e dy ndeshjeve të radhës së kombëtares dardane në futboll.

Sport

21/03/2019 08:30

Sot, Kosova në stadiumin e saj ‘Fadil Vokrri’ do të pres kombëtaren e Danimarkës, për një ndeshje miqësore.

Kombëtarja daneze ka një kualitet mjaft të lartë, gjë që e tregon edhe renditja në ranglistën e FIFA, ku figuron në pozitën e 10-të.

Por, para kësaj ndeshje, tifozët e Kosovës dhe FFK kanë marrë një lajm tejet të mirë, që vije nga Gjermania, shkruan lajmi.net.

Në kohën kur po zhvillohet një ‘luftë’ e madhe për rekrutimin e talenteve të rinj, Gjermania ka publikuar emëroren U-21, ku nuk shihet asnjë lojtar me prejardhje nga Kosova.

Nga lojtarët që mund të ishte ftuar në këtë përfaqësuese është ai i Wolfsburg, Elvis Rexhbecaj, apo ai i Bayern Munich, Meritan Shabani, ose Florent Muslija, i cili luan me Hannover.

Ky fakt mund të shërbej si argument i fortën në ‘luftën’ e Kosovës për të bindur lojtarët e rritur në Gjermani që t’i bashkohen ngjyrave të vendit të origjinës së tyre. /Lajmi.net/