Në prag të lindjes, Gjira organizon festën e mirëseardhjes për foshnjën

Gjira ka organizuar festë për mikpritjen e foshnjës që do ta lind brenda pak kohësh.

ShowBiz

16/03/2019 22:17

Gjira përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se po organizon festën e mirëseardhjes për djalin, shkruan lajmi.net.

Meqë është në prag të lindjes, ajo vendosi që t’i organizojë foshnjës që po pret një festë të mirë, e këtë gjë e tregoi përmes fotografive që postoi në Instagram.

Në ato imazhe, këngëtarja tregon tortën, balonat, veshjet dhe gjitha detajet tjera, që përmbanin ngjyrat bardhë dhe kaltër. /Lajmi.net/