Në prag të Haxhit: 1.8 milionë pelegrinë në Mekë
Më shumë se 2.5 milionë muslimanë do të nisin të premten pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite, pavarësisht përshkallëzimit të tensioneve.
Bota
Turma besimtarësh nga e gjithë bota, të veshur me të bardha po enden në qytetin e shenjtë, në perëndim të mbretërisë ultrakonservatore. Pelegrinazhi ka disa rite fetare që kanë mbetur të pandryshuara që nga themelimi i islamit, 14 shekuj më parë.
“Islami na bashkon. Ne jemi të gjithë këtu dhe unë jam shumë i lumtur. Po kënaqem shumë.” shprehet dikush.
Haxhi përbën një nga pesë shtyllat e islamit dhe muslimanët duhet ta realizojnë të paktën një herë në jetë, gjithmonë nëse munden ta përballojnë. Në Mekë ndodhet Qabeja, një strukturë kubike në ngjyrë të zezë, e lyer në ar, dhe që qëndron në zemër të xhamisë, e cila dallon prej minareve të saj otomane.
Muslimanët drejtohen nga qabeja kur falen pesë herë në ditë, ndërkohë që pelegrinët ecin rrotull qabesë shtatë herë dhe performojnë një numër ritesh të shenjta. Gjithçka ndodh në temperatura që i kalojnë 40 gradë Celsius, çka e bën jo pak të vështirë pelegrinazhin.
Ndërkohë autoritetet kanë marrë masa për të evituar përsëritjen e katastrofave të mëhershme si ajo e 2015- s kur 2300 besimtarë humbën jetën të shkelur me këmbë nga njëri- tjetri, tragjedia më e madhe kjo në historinë e Haxhit. /tch