Në prag të ditëlindjes, Beatrix zhvishet për një pozë seksi në ballkon
Beatrix Ramosaj ka treguar format trupore në bikini.

ShowBiz
Këngëtarja Beatrix Ramosaj nesër feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.
Ajo mbush 26 vite jetë e në ditën e fundit si 25-vjeçare ka zgjedhur të zhvishet për ta realizuar një foto artistike në ballkon.
Këngëtarja duket joshëse teksa tregon format trupore ndërsa pranë postimit i ka shkruar disa fjalë.
“Sot është 8 qershori, që do të thotë është dita ime e fundit e të qenurit 25-vjeçare. Unë nesër bëhem 26 vjeçe dhe hyj diku në fundin e të 20-tave. Ky vit ka qenë shumë i mirë për mua. Kam krijuar disa kujtime absolutisht të jashtëzakonshme. Koha fluturon shpejt. Jam mirënjohëse”, ka shkruar ndër të tjera Beatrix pranë postimit të bërë në llogarinë e saj në Instagram.
Beatrix kohët e fundit i ka shpeshtuar pozat e tilla dhe po merr vëmendjen në rrjete sociale./Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CBK-YYspXyB/