Në prag të daljes së Britanisë nga BE, rritet euroskepticizmi

Më pak se dy javë para se britanikët të vendosin nëse do të qëndrojnë ose jo në BE, sondazhet e reja sugjerojnë një rritje të euroskepticizmit rreth Evropës.

Bota

08/06/2016 20:29

 

Sipas një raporti të Pew Research Center, 51 për qind e të pyeturve në 10 vende të Bashkimit Evropian vazhdojnë të jenë pro unionit, ndërkohë që 42 për qind të tjerë thonë se duan që vendet e tyre të kenë më shumë pushtet.

Në raport thuhet se euroskeptcizmi është më i theksuar në Greqi dhe Francë ku 71% dhe 61% e popullsisë u shprehën kundër Bashkimit Evropian. Nëse krahasohet me vitin e kaluar, në Francë ka rënie të mbështetjeve për unionin, ndërsa rënia në Britani të Madhe është 8% kurse në Itali 6%.

Nga një sondazh tjetër rezulton se shumica e evropianëve duan që Britania e Madhe të qëndrojë në BE. Sipas tyre, situata ekonomike në kontinentin e vjetër do të përkeqësohet në rastin e një Brexit-i.