Në pikën kufitare me Greqinë u ngjit mbishkrimi ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’

Tashmë në pikat kufitare kanë filluar të vendosen mbishkrimet “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Lajme

13/02/2019 13:36

Emri i ri i shtetit është ngjitur për herë të parë në tablën rrugore në kufirin me Greqinë, gjegjësisht në Gjevgjeli, njofton Portalb.mk.

Në pikën kufitare “Bogorodicë”, tanimë është ngjitur në tabelë emri  ri të shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Drejtori i Doganës ka premtuar se gjatë ditës do të ndërrohen të gjitha tabelat në pikat kufitare.