Në përqafimin e njëri-tjetrit, dalin pamje të reja që vërtetojnë romancën e Semit dhe Ronit

Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti së fundi kanë sjellë bashkëpunimin e tyre.

ShowBiz

06/06/2022 15:17

Ata pas bashkëpunimit të këngës “All your lovin”, po komentohen në rrjete sociale për një lidhje të mundshme mes vete, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, Express Rozë kishte siguruar një video të dyshes ku shiheshin krahë për krahë njëri-tjetrit në festivalin “UNUM”, në rrjete sociale tashmë është publikuar edhe një video tjetër e dyshes ku shihen duke kërcyer së bashku.

Tashmë, përmes këtyre pamjeve ku nën tingujt e muzikës nuk mungojnë as përqafimet apo përkëdheljet mes tyre, duket se dyshja janë të lumtur së bashku./Lajmi.net/