Në Paris u protestua për të drejtat e … |FOTO|

Qindra aktivistë për të drejtat e kafshëve e mbuluan trupin e tyre me gjak të rremë dhe bllokuan hapësirat publike në Paris për të protestuar kundër 'vuajtjes së kafshëve dhe konsumit të mishit.'

Fun

28/09/2015 09:34

Protestuesti vegan e simuluan një ‘kasaphane në qiell të hapur’ në sheshin e Pallatit Mbretërorë në Paris gjatë së shtunes si pjesë e kampanjës së grupit të aktivistëve ‘269 Life’ pjesë e ngjarjeve për ditën botërore Ndalimi i Mishit, që ka filluar të shënohet që nga viti 2009.

Përderisa shumë aktivistë ishin shtrirë në shesh të mbuluar me ngjyrë të kuqe, një njeri ishte i varur në mes të tyre kurse në dy anët e tij qëndronin dy njerëz të tjerë të veshur si kasap, me qëllimin për të dhënë mesazhin e fuqishëm të kampanjës.

Deklarata në uebfaqen e organizatës shkruan:
“Qëllimi ynë është që të sjellim dhimbjen dhe tmerrin e kafshëve që ato përjetojnë çdo ditë të shtypur dhe në errësirë, në rutinën e jetëve tona të përditshme. Shumë njerëz janë të vetëdijshëm se si trajtohen kafshët, dhe ende vazhdojnë t’i injorojnë ‘krimeve’ që kryhen në emër të tyre, edhe pasi që i kanë parë faktet dhe pamjet e ndryshme.”

Këto ngjarje organizohen për të promovuar idenë për ‘ndalimin e prodhimit dhe konsumimit të mishit nga kafshët të cilat kanë aftësi ndjesie’. Ky grup ka bërë thirrje që prodhimi dhe konsumi i mishit të konsiderohet ilegal në aspektin e etikës. /lajmi.net

 

UNILADs Underwear Clad Vegan Activists Cover Themselves In Blood On Paris Streets image

UNILADs Underwear Clad Vegan Activists Cover Themselves In Blood On Paris Streets image

UNILADs Underwear Clad Vegan Activists Cover Themselves In Blood On Paris Streets image