Në nivel më lart
Kryeministri Hashim Thaçi tha në Këshillin e Sigurimit të OKB'së se Kosova ka arritur një nivel tjetër të demokracisë pas zgjedhjeve lokale. Ndërsa, Ivica Dacic u ankua dhe fajësoi Prishtinën për moszbatim të Marrëveshjes së Brukselit.

Lajme
Kosova ka arritur nivelin më të lartë të demokracisë me organizimin e zgjedhjeve të lira në gjithë territorin e vendit, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë seancës së sotme për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB’së.
Thaçi ka thënë se zgjedhjet janë zhvilluar të qeta dhe janë përshëndetur nga i gjithë faktori ndërkombëtar, përveç asaj që ka ndodhur në Veri nga grupe të orkestruara që kanë prishur imazhin e këtyre zgjedhjeve.
“Akti i tillë është dënuar nga i gjithë faktori në Kosovë dhe bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Ai është shprehur se Qeveria e Kosovës është e interesuar që ta vazhdojë dialogun për fqinjësi të mirë me Qeverinë e Serbisë edhe në vitin 2014.
Kryeministri është shprehur se tashmë Kosovën e kanë njohur mbi 104 shtete ndërsa u ka bërë thirrje edhe shteteve që nuk e kanë njohur ende Kosovën, ta bëjë një gjë të tillë.
Ai e ka dënuar vrasjen e pjesëtarit e EULEX në Veri duke thënë se organet kompetente janë duke bërë çmos që aktorët e këtij akti qyqar të sjellën para drejtësisë.
Ndërsa Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se janë bërë disa përparime, përfshirë edhe disa marrëveshje që kanë dalë nga Marrëveshja e 19 prillit, por “ato nuk kanë peshë nëse nuk zbatohen në praktikë”.
Sipas tij, Qeveria e Serbisë ka bërë shumë përpjekje në këtë aspekt duke besuar që ato do të përmirësojnë jetën e komuniteti serbë në Kosovë.
Dacic ka thënë zbatimi i marrëveshjeve garanton më shumë siguri për komunitetin serbe, garanci në aspektin e gjykatave, përzgjedhjes së komandanti regjional, mirëpo ai edhe në këtë rast ka akuzuar institucionet e institucionet e Kosovës, të cilat nuk janë angazhuar shumë në zbatimin e marrëveshje për të cilat janë zotuar në Bruksel.
“Komunat me shumicë serbe mund t’i gëzojnë këto të arritura nga marrëveshja vetëm kur angazhohet edhe Prishtina, e cila nuk ka përgatitur kushtet e zbatimit siç është zotuar. Shumica e serbëve nuk kanë mundur të votojnë në zgjedhjet e fundit”, ka thënë Dacic, duke shtuar se, megjithatë, Qeveria e Serbisë është e kënaqur që në këto komuna ka dal në zgjedhje popullata prej rreth 40%, edhe pse disa zyrtarë serbë janë ndaluar të futen në Kosovë.
“Përfaqësuesve të Turqisë dhe Shqipërisë u mundësohet madje edhe të marrin pjesë në fushata”, ka thënë ai.
Gjithnjë duke folur për zgjedhjet, ai ka kritikuar strukturat e sigurisë në Kosovës, të cilat, sipas tij, nuk kanë marrë masat e duhura të sigurisë ndërkohë që ka dënuar incidentet në veri.
Daçiq ka shprehur dyshime edhe ndaj vendimit të OSBE, që materiali zgjedhor, i veriut, të bartej në Qendrën e rinumërimit në Fushë Kosovë.
Ai ka akuzuar Prishtinën se ende nuk ka marrë hapa të duhur rreth amnistisë, ligji për pushtetin lokal, rrjetin e gjykatave në veri, emërimin e zyrtarëve për komandën e policisë në veri.
Dacic ka thënë se emërimi i zëvendëskomandantit të Policisë së Kosovës në veri është bërë pa miratimin e Serbisë.
Shefi i UNMIK’it, Farid Zarif, ka thënë se zbatimi i marrëveshje së Brukeselit ka kaluar nëpër një fazë të rëndësishme dhe ka arritur në një fazë kritike.
Sipas tij, nga seanca e fundit raportuese janë bërë përparim. Ai duke folur për zgjedhjet lokale në Kosovë ka thënë se për dallim prej zgjedhje të kaluar ka pasur një përparim, edhe në pjesën veriore.
“Edhe pse e ulët, pjesëmarrja e serbëve ishte e rëndësishme”, ka thënë Zarif, duke shtuar se rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit ka treguar motivim për participim në procesin demokratik të të gjitha komuniteteve të Kosovës.
Ai ka thënë se gjatë zgjedhjeve ka pasur disa probleme të cilat kanë zgjuar vëmendje edhe të mediave ndërkombëtare. Këtu ka përmendur sulmet e grupeve huligane serb mbi tri qendrat e votimit në veri të Mitrovicës.
Zarif ka pohuar se për këto Policia e Kosovës dhe e EULEX’it është duke zhvilluar hetime për të kapur autorët e këtyre sulmeve.
Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shprehu nguëshllimet për vrasjen e doganierit lituanez.
Ndërsa kur foli për zgjedhjet lokale, përfaqësuesja amerikane tha se votimet ishin shumë të qeta, transparente dhe kanë qenë mjaftë mirë të organizuara.
“Kjo tregon se Kosova ka kapacitete të organizoj zgjedhje me standarte europiane dhe standarte demokratike”.
“Ne përshëndesim dhe mirëpresim balotazhin që do të ndodh më 1 dhjetor. Gjithashtu është me rëndësi që të vazhdohet me stabilitetin dhe pajtimin në rajon. Ne përshëndesim të dyja palët për dialogun e ndërmjetësuar nga BE”.
“Kemi parë që Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë janë duke vazhduar që të zbatojnë të gjitha aspektet e marrëvehsjes së 19 prillit dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme”.
“SHBA përkrah Kosovën dhe veprimet për të zbatuar reformat për të arritur qëllimin e integrimit euro-atlantik, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe zhvillimin e ekonomisë së bazuar në tregun e lirë”, tha përfaqësuesja e SHBA’vë ne OKB.
Ambasadori i Francës në OKB tha se raundi i parë i zgjedhjeve më 3 nëntor i cili është zhvilluar në një atmosferë “në kushte të kënaqshme” gjithsesi është një shtytje përpara e zbatimit të marrëveshjes të 19 prillit”.
“Të gjitha këto pasqyrojnë faktin se komunitieti serb dëshiron që të ketë pronësi në qeverisje përkundër incidenteve të vogëla të cilat kanë shoqëurar këtë proces”.
“Mbajtja e sukseshme e rivotimit në tri qendrat e votimit më 17 nëntor tregon se ka një zbatueshmëri të mësimeve të nxjerra nga 3 nëntori”, tha Ambasadori francez.
Ndërsa Ambasadori rus në OKB tha se këto zgjehdje nuk kanë qenë të qeta sepse ka pasur kërcënime dhe icidente të cilat “kanë ngjarë para 3 nëntorit dhe kjo tregon se sa e brishtë është situata atje”.
Ne i dënojmë këto raste të dhunës ne gjithashtu jemi të shqetësuar edhe me vrasjen e zyrtarit të EULEX’it i cili ishte përgjegjës për sundimin e ligjit atje dhe dëSHrioj që të kemi hetime të cilat do të rezultojnë që para drejtësisë të sillen kriminelët që kryen këtë vrasje”.
“Situata e komunitetit serb në verI është shumë shqetësuese nuk ka ndonjë përmirësim në kthimin e të zhvendosurve dhe refugjatëve”, tha Ambasadori rus në OKB.