Në NBA bëhet mashtrimi më i madh në histori të basketbollit? (VIDEO)

Kur Markief Morris u lëndua në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Play Offit në NBA kundër Boston, shumëkush mendoi se sezoni për lojtarin e Wizard ka përfunduar.

Sport

05/05/2017 20:43

Morris pas atij lëndimi la parketin, dhe tifozët e Wizard filluan të pajtohen se deri në fund të Play Off do të jenë pa lojtarin e tyre më të mirë.

Dy ditë më vonë Wizard zhvilloi një ndeshje tjetër dhe për habinë e të gjithëve, Morris ishte dysheme nga minuta e parë, ai madje shënoi 16 pikë, duke mos u vërejtur asnjë shenj nga lëndimi që pësoi një ndeshje më herët.

YouTube player

Megjithatë, amerikanët ende nuk po mund të besojnë se Morrison ishte i aftë të luaj.

Kjo ka bërë që të ngjallën dyshime rreth paraqitjes së Morrison, pasi ai ka një vëlla binjak që i ngjason shumë, e i cili luan në Detroit, e për të cilët ky sezon ka përfunduar.

Marcus dhe Markieff janë dy binjakë identik, dhe tifozët e Bostonit vazhdojnë të dyshojnë se një mashtrim i madh ka ndodhur kundër tyre.

Dallimi i vetëm mes tyre, është diferenca prej 2 centimetra në gjatësi. Ata gjithashtu kanë tatuazhe pothuajse identike. Janë vetëm dy tatuazhe të ndryshme në trupin e tyre, të cilat janë në vend të tilla që janë të padukshme gjatë ndeshjes./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6