Në Mitrovicë arrestohet serbi i kërkuar nga Policia e Kosovës

Është arrestuar një serb, i cili ishte në kërkim të Policisë.

Lajme

05/03/2019 10:46

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme në rrugën “Çika Jovin” në Mitrovicë, ka arrestuar një serb, shkruan lajmi.net.

Në bazë të njoftimit bëhet e ditur se i dyshuari ishte në kërkim të Policisë së Kosovës dhe në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është bërë edhe arrestimi i tij.

I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Mitrovicës. /Lajmi.net/