Në mesin e të arrestuarve edhe Xhevdet Qeriqi
Policia e Kosovës para gjysmë ore ka arrestuar edhe kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së.

Lajme
Lajmin e kanë bërë të ditur njëri nga bashkëluftëtarët e tij.
Sipas tij, Qeriqi gjendet në stacionin numër 2 të policisë ku është duke u intervistuar.
Një grup veteranësh thyen sot rrethojën e objektit të Qeverisë duke tentuar që të hynë brenda ndërtesës.
Veteranët dolën jashtë rrethojës së objektit të Qeverisë pas thirrjeve të përsëritura të Xhevdet Qeriqit, i cili që në fillim kishte kërkuar që të protestohej qetë dhe me dinjitet./Indeksonline/