Në mes të ditës dhe para syve të fëmijëve dy persona injektohen me drogë në Prishtinë

Sot në qendër të Prishtinës, pikërisht në lagjen Ulpiana, dy persona janë parë duke e injektuar njëri-tjetrin.

Lajme

01/04/2019 16:03

Në pikë të ditës, në ambient publik, e para syve të fëmijëve, dy persona në lagjen Ulpiana janë parë duke e injektuar njëri-tjetrin me drogë.

Në videon që një lexues i lajmi.net ka dërguar në adresë të redaksisë sonë, shihet se këta persona janë munduar që të fshihen prapa një peme mirëpo, aty shihen duke luajtur fëmijët në këtë park.

Lexuesi i kanë thënë lajmi.net se e ka kontaktuar policinë, por të njëjtit i kanë thënë se kanë ngjarje më me prioritet.

“E kena thirrë policinë s’di sa herë, edhe na kanë thanë se kena raste me ma me prioritet. Kishin thirr edhe shumë banorë tjerë ma herët në polici”, ka treguar ai.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për lajmi.net, se në polici nuk është raportuar asnjë rast i tillë.

“Nuk kemi të evidentuar ndonjë pranim të informatës së tillë. Në cilëndo situatë kur marrim informacion për veprime të cilat kërkojnë trajtim nga ana e policisë, ne dalim në vendin e ngjarjes dhe ushtrojmë autorizimet tona konform kompetencës”, ka thënë Borovci për lajmi.net.

Më poshtë ju sjellim videon me pamje shqetësuese të dy këtyre personave që po injektoheshin në pikë të ditës në ambient publik para syve të fëmijëve. /Lajmi.net/