Në mes të diskutimit për Donaldin dhe Beatrix, Semi lë studion

Donaldi dhe Beatrix u vendosën para klipit me përmbledhjet e ngjarjeve të javës ku të dy janë parë shumë të afërt me njēri-tjetrin.

ShowBiz

01/12/2021 09:34

Pasi klipi u transmetua, teksa të gjithë po prisnin komentin e tyre, pamë një përqafim dhe Donaldi u shpreh: Unë dua këtë që kam këtu tani.

Ndërsa Beatrix u shfaq e emocionuar pa bërë asnjë koment.

Kaq mjaftoi që të nisë një diskutim në studio (pa përfshirë banorët). Semi kërkoi të komunikonte diçka me Donaldin, por nuk u lejua.

Pasi dha një koment disi e frustruar u largua nga studio gjatë transmetimit papritur. Mesa duket gjithë situata nuk i ka ndikuar fare mirë mikeshës së ngushtë të Borës.

Shiko videon nga minuta e 2:39.

YouTube player