Në Maqedoni Parlamenti sot duhet t’i konstatoj dorëheqjet e BDI-së

Parlamenti i Maqedonisë, sot në seancë plenare duhet t’i konstatojë dorëheqjet e ministrave dhe zëvendës ministrave të BDI-së dhe, siç pritet, duhet të zgjedh ministrat e rinj të propozuar mbrëmë nga partia, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Lajme

04/04/2016 09:54

Bazuar në vendimin unanim të Kryesisë Qendrore të BDI-së dhe të kompetencave të saj ligjore, lideri i partisë Ali Ahmeti ka vendosur të propozojë kandidatë krejtësisht të rinj për ministra, thuhet nga BDI.

Kryesia e BDI-së të enjten vendosi që të gjithë ministrat dhe zëvendës ministrat e partisë të japin dorëheqje, dhe për të gjitha hapat e mëtejshëm në pjesëmarrjen e partisë në qeveri do të vendos kreu i partisë, Ali Ahmeti.

Të premten, dorëheqjet dhanë ministrat e deritanishëm të qeverisë si: Musa Xhaferi, Fatmir Besimi, Bekim Neziri, Abdilaqim Ademi, Nurhan Izairi, Adnan Jashari dhe Lirim Shabani, si dhe zëvendës ministrat Ardian Xheladini, Nimetullah Halimi, Zemri Qamili dhe Ilmi Selami.

Sipas Rregullores së parlamentit, Parlamenti në seancën plenare vetëm do t’i konstatoj dorëheqjet. Është e mundur që ministrat e rinj të BDI-së të zgjidhen në kuadër të seancës së sotme të 98-të.