Në maj Ushtria Shqiptare zbarkon në Beograd
Një stërvitje ndërkombëtare ushtarake do të mbahet në Beograd në muajin maj, ku do të marrë pjesë edhe Ushtria Shqiptare.

Lajme
Kështu njofton Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.
Stërvitja ndërkombëtare quhet “Logex 15” dhe do të zhvillohet në komandën qendrore të Forcave të Armatosura të Serbisë, nga data 4 deri më 15 maj.
Kjo stërvitje e përbashkët zhvillohet një herë në çdo dy vjet, në kuadër të partneritetit me NATO-n.
Ajo koordinohet edhe me ndihmën e Ushtrisë Amerikane.
Në këtë stërvitje do të marrin pjesë Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi, Finlanda, Moldavia dhe Suedia, pa harruar edhe vendin pritës.