Në lumin Vardar në Shkup, gjendet trupi i pajetë i një gruaje

Një trup i pajetë i një gruaje është gjetur në lumin Vardar në Shkup.

Lajme

01/04/2019 14:47

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në ujërat e lumit Vardar nën urën në afërsi të “kompleksit të bankave”, raportojnë mediet maqedonase.

Sipas informatave paraprake, bëhet fjalë për një grua të moshës 70-vjeçe, e cila kishte rënë në lumin Vardar dhe është mbytur.

Ekipet e Ndihmës së shpejtë dhe policisë gjenden në vendin e ngjarjes.