Në Londër, por jo te Chelsea – West Ham mund të jetë skuadra e ardhshme e Armando Brojës
Armando Broja mund t’i bashkohet skuadrës së West Hamit në fund të këtij sezoni.

Sport
Futbollisti aktualisht është i huazuar te Southampton nga Chelsea, transmeton lajmi.net.Ndonëse i duhet të kthehet në “Stamford Bridge” pasi kjo marrëveshje të përfundojë, shtatlarti shqiptar mund të ndërrojë ambient.
“Çekanët” janë duke e monitoruar prej kohësh lojtarin që po cilësohet me të ardhme të ndritur nga njohësit e futbollit.
Futbollisti ka shkëlqyer këtë sezon me “The Saints”, ku ka shënuar gjashtë gola dhe një asist në 30 ndeshje në Premier League. /Lajmi.net/