Në Kovragë të Istogut u shënua Dita tradicionale e mollës
Me rastin e ditës tradicionale të vjeljes së mollës, sot në fshatin Kovragë të Istogut u nda çmimi për pemëtarin më të mirë të vitit, çmim ky i cili shkoi për Frashër Blakaj, ndërsa u shpërblyen edhe pesë pemëtarët më të zellshëm. Në këtë ditë, pemëtarët e mollëve nënshkruan një marrëveshje me kompaninë ELKOS group, për grumbullimin dhe kultivimin e mollëve.

Lajme
Në ditën tashmë tradicionale për fermerët e Kovragës, i pranishëm ishte edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, i cili është zotuar se do t’i përkrahë, duke shtuar se kjo është një ditë e rëndësishme për fermerët, pasi që e njëjta shënon rritjet e punës së tyre dhe rezultatet që i kanë arritur ata me mundin e tyre si fermerë.
Drejtori i programit Agro të USAID-it, Mark Wood, tha se duhet të punohet në atë mënyrë që për pesë vitet e ardhshme të rriten prodhimet dhe ato të eksportohen edhe jashtë vendit.
Ndërsa, pronari i kompanisë ELKOS, Ramiz Kelmendi, tha se ministria duhet të përkrahë më shumë fermerët në Kosovë, pasi që sipas tij qytetarët e Kosovës kanë treguar se janë zgjuar, punëtor dhe të zellshëm për punë.
Ministri Krasniqi, tha se Ministria të cilën ai e drejton, sektorin e pemëve dhe pemëtarisë e sheh si sektorin më strategjik dhe më të drejtë, e që brenda kësaj është edhe kultura e mollës.
“Më lejoni të shpreh kënaqësinë time që jam këtu në mesin tuaj për të shënuar këtë ditë të rëndësishme tradicionale të cilën ju e shënoni vite me radhë për të shënuar frytet e punës suaj dhe për të shënuar frytet e punës suaj dhe për të shënuar frytet e rezultateve që i keni arritur me djersën e ballit tuaj .Dua të them se Ministria e Bujqësisë e konsideron sektorin e pemëve, pemëtarisë e veçanërisht të pemëve dru frytore, si sektor strategjik me të drejtë dhe normalisht kultura e mollës luan rolin kryesor brenda këtij sektori”, tha Krasniqi.
Mark Wood nga programi Agro i USAID-it, tha se tani fermerët po ballafa qohen me konkurrencë të importit, e për këtë ai tha se fermerët duhet të sigurohen që në vitet e ardhshme prodhimet vendore të eksportohen jashtë vendit.
“Ishte interesante kur dëgjova ministrin tek foli për ndryshim e varieteteve. Pse na duhet ky ndryshim i varieteteve? Ne vetë ballafaqohemi me sa më shumë konkurrencë nga importet, derisa ne po e rrisim prodhimin këtu në Kovragë dhe kudo në Kosovë, ju duhet të siguroheni se kolegët e juaj nga të gjitha anët mbanë botës po e bëjnë të njëjtën gjë. Ndoshta duhet të sigurohet që për këto dy, tri apo pesë vitet e ardhshme edhe ju do të shikoni që t’i shisni prodhimet e juaja pra, që të i eksportoni ato jashtë këtij vendi”, tha Wood.
Përkushtimi dhe puna e fermerve e arritur u vlerësua edhe nga pronari i ELKOS group, Ramiz Kelmendi.
Ai tha se qytetarët e Kosovës e kanë treguar punën dhe arsimin e tyre, e që sipas tij atyre u duhet më shumë mbështetje nga politikat fiskale dhe politikat kreditore profesionale.
“Sot është një ditë e veçantë për Kosovën, dita e mollës dhe ju që kultivoni këtë kulturë të shëndetshme. Puna dhe angazhimi juaj po tregon se çdo gjë po punohet me përkushtim munden të arrihen rezultate solide dhe këto rezultate ju bënë krenar ju, dhe jo vetëm ju por edhe politikat mbështetëse që ju kanë bërë kësaj veprimtarie dhe veprimtarive tjera. Të nderuar qytetarët e Kosovës po tregojnë se janë të arsimuar, të zgjuar dhe punëtor, t ë rinj dhe të zellshëm për punë, por kanë nevojë për mbështetjen e politikave fiskale dhe e politikave kreditore profesionale për prodhimtari punuese dhe përpunuese”, tha Kelmendi.
Minsitri Krasniqi ka treguar se me të gjitha investime të bëra nga Ministria e Bujqësisë është arritur që 60 për qind e sipërfaqes është mbuluar me konsum vendor. Por ai tha se asnjëherë nuk duhet të thuhet se është bërë mjaft.
“A është bërë mjaftë? Padyshim që është bërë shumë por mjaftë asnjëherë nuk mund të themi sepse ka hapësirë dhe ka nevojë të bëjmë edhe më shumë. Ne me gjithë këto investime, me gjithë këto rritje të sipërfaqes kemi arritur që këtë vit të mbulojmë vetëm pak, mbi 60 për qind të konsumit vendor. Mua më mbetet po ashtu të zotohem para jush edhe njëherë që kjo mbështetje e Qeverisë dhe në radhë të parë e Ministrisë do të vazhdojë në vitet e ardhshme duke u rritur nga viti në vit, padyshim në mënyrë që të kemi nj zhvillim më tejmë të këtij sektori dhe po ashtu jam gjithsesi në mbështetje të shoqatave të tuaja përfaqësuese për të rritur edhe më shuam promovimin e mollës vendore’, tha Krasniqi.
Rezultate më të mira këtë vit po pret edhe fituesi si pemëtari më i mirë i vitit, Frashër Blakaj. Ai tha se duhet me ngrit edhe më shumë prodhimin pasi që tashmë e kanë tregun.
“I kam 9 hektarë mollë kam një rendiment shumë këtë vit shumë të mirë, rreth një qind tonë i kam mollë. Po presim rezultat me arrit me zgjerua edhe më shumë kapacitetin tonë. Me ngrit edhe më shumë prodhimin.. .Tregun e kemi, siç e patë edhe ju kontrata u bo tash me ELKOS gropu”, tha Blakaj.
Në shënimin e Ditën tradicionale të mollës, në fshatin Kovragë të Istogut, edhe pse ishte i ftuar kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ai nuk ishte i pranishëm. Siç thanë përfaqësues të kësaj komune, arsyeja e mosardhjes së tij ishte mbledhja që kishte në Kuvendin Komunal