Në Kosovë studentëve u shpërndahen fletëpalosje dhe prezervativë nëpër konvikte
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Sidës.
Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në shënimin e Ditës Botërore të AIDS-it, ka shpërndarë fletëpalosje dhe prezervativë në Qendrën e Studentëve me qëllim të informimit të të rinjëve për mbrojtjen nga kjo sëmundje.
Sipas njoftimit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, u shënua Dita Botërore e AIDS-it, nën moton “Komunitetet bëjnë ndryshimin”. /Lajmi.net/