Në Kosovë po ndërtohet ura më e gjatë në Ballkan

​Autostrada “Arbën Xhaferi” e cila pritet të përfundojë brenda këtij viti ka edhe urat që janë të larta dhe u japin mundësi qytetarëve që të shohin edhe bukuritë që i ka Gryka e Kaçanikut.

Lajme

17/04/2018 12:43

Nga Gryka e Kaçanikut e deri në Han të Elezit, autostrada do të jetë e ndërtuar nga urat gjigante që çdo ditë po i japin pamje të veçantë, raporton RTKlive.

Ndryshe Autostrada “Arbën Xhaferi”, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 600 milionë euro.

Ura më e gjatë në Kaçanik do të jetë rreth 7 kilometra dhe konsiderohet se është ura më e gjatë në rajonin ballkanik.