Në Kosovë një fabrikë ndal prodhimin, shkak edhe Ligji ri i për TVSH-në

Në Kosovë ka kompani se pikërisht për shkak të politikave të pafavorshme i kanë mbyllur bizneset e tyre. Pronarë biznesesh ankohen se nuk po mund ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre për shkak të politikave të pafavorshme.

Lajme

06/08/2015 21:30

Për një kohë të gjatë fabrika e vajit “Flori” në fshatin Llugë të Podujevës, e ndali prodhimin.

E pikërisht në lidhje me barrierat fiskale, Sylejman Konushefci thotë se të bërit biznes në Kosovës është shumë i vështirë.

“ Një pjesë të repartit është mbyll. është mbyll ajo pjesa e përpunimit të lulediellit. Ajo ka ndodh pikërisht për shkak të politikave fiskale. Ne nëse importojmë lule dielli paguajmë edhe TVSH edhe Doganë, do të thotë ne paguajmë, për një produkt bash për lëndë të parë 27.5 përqind ndërsa i njëjti produkt final që importojmë nga Serbia ai hyn me 16 përqind…”, ka thënë Konushefci për RTK-në.

Me gjithë vështirësitë, pronari i kompanisë ka vendosur të rihapë fabrikën.

Mirëpo, sipas Konushefcit, vazhdimi i ndjekjes së politikave të pafavorshme biznesore e vështirëson një zhvillim të mirëfilltë ekonomik.

“ Prej 16 deri 8 përqind TVSH ajo nuk i ndihmon aspak prodhimit vendor, pse se prodhimi final i njëjti hyn edhe ai me 8 përqind. Kta ish dasht me shku në ato politika fiskale që lënda e parë të lirohet dhe jo prodhimi final..”

Madje ai thotë se ishte i detyruar që t’i largojë më shumë se 100 punëtorë nga fabrika, dhe numrin e përafërt të tyre ta punësojë në Bullgari, pasi që atje e ka transferuar një degë të fabrikës.

Në Kosovë ka kompani se pikërisht për shkak të politikave të pafavorshme i kanë mbyllur bizneset e tyre. Pronarë biznesesh ankohen se nuk po mund ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre për shkak të politikave të pafavorshme.