Në Kosovë ka pasur grup vrasësish

Dy vrasës, të shpallur me vendim të formës së prerë të Gjykatës, janë në liri. Shpresim Uka dhe Bekim Syla është konstatuar se e kanë vrarë Ibush Kllokoqin në bashkëkryerje me Sadik Abazin dhe Nazim Bllacën.

Lajme

11/03/2014 06:33

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimet prej 57 vjetësh për “Grupin e Nazim Bllacës”.

Përfundimisht është konstatuar se ka ekzistuar një grup vrasësish që ka vepruar në periudhën e pasluftës në Kosovë.

Cak ka pasur njerëzit që janë cilësuar si bashkëpunëtorë të Serbisë dhe zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Grupi që kishte strukturë udhëheqëse ka vrarë Ibush Kllokoqin dhe ka provuar ta vriste Adem Salihajn.

Grupi është konstatuar me vendim të gjykatës se i ka kryer këto krime, shkruan sot gazeta Koha Ditore.