Në Kosovë 3 mijë raste aktive me koronavirus

Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 396 raste aktive me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Lajme

23/02/2022 08:07

Më së shumti raste aktive janë në Komunën e Prishtinës, ku aktualisht janë 786 raste, e pasuar nga Gjilani me 256 raste, Prizreni 241, Ferizaj 235 dhe komuna tjera me qindra e dhjetëra raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar të martën për një rast të vdekjes dhe 158 raste të reja pozitive me COVID-19.

Ndërkaq, të shëruar janë shënuar 644 persona.